UEFA NATIONS LEAGUE/ IZRAEL-SHQIPËRI, BILETAT DALIN NË SHITJE - FSHF

UEFA NATIONS LEAGUE/ IZRAEL-SHQIPËRI, BILETAT DALIN NË SHITJE

Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë sportdashësit se ka filluar shitja e biletave për ndeshjen e rradhës të kuqezinjve, Izrael-Shqipëri e vlefshme për UEFA NATIONS LEAGUE, ku bëjmë pjesë në Ligën C, grupi i parë. Ndeshja e kthimit Izrael-Shqipëri do të zhvillohet me datë 14 tetor ora 20:45 në stadiumin “Turner Stadium” në qytetin Beer Sheva në Izrael. Tifozët e kombëtares sonë do të jenë të vendosur në hyrjen numër 9, që i përket miqve si sektor, ku biletat në këtë sektor kushtojnë 22 euro/copa. Poashtu për tifozat e Shqipërisë do të jetë edhe tribuna numër 2, ku biletat kushtojnë 37 euro/copa.
Të interesuarit janë të lutur të paraqiten pranë zyrave të FSHF për të blerë bileta, me kartë identiteti ose pasaportë.