UEFA Futsal Champions League/ FSHF mirëpret në Tiranë duelet e Grupit C, sot luhen takimet e para - FSHF

UEFA Futsal Champions League/ FSHF mirëpret në Tiranë duelet e Grupit C, sot luhen takimet e para

Tirana Futsal është gati për duelet e Grupit C të fazës para-eliminatore të Futsal Champions League 2024/25, që do të luhen në Tiranë nën organizimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Të gjitha takimet do të zhvillohen në sallën e lojërave me dorë “Feti Borova” në Parkun Olimpik të kryeqytetit, teksa Tirana Futsal ndodhet në Grupin C së bashku me Akaa Futsal (Finlandë), TSV Weilimdorf (Gjermani) dhe Ísbjörninn (Islandë).

Sot do të luhen dy takimet e para të fazës para-eliminatore të Futsal Champions League në Grupin C. Në orën 17:00 do të zhvillohet takimi i parë Akaa  – Ísbjörninn, ndërsa Tirana Futsal do të përballet në mbrëmje me Weilimdorf, në orën 20:45.

Të enjten më 22 gusht do të luhen edhe sfidat e dyta të Grupit C të fazës para-eliminatore të Futsal Champions League. Ndeshja Weilimdorf – Akaa do të zhvillohet në orën 17:00, ndërsa Tirana Futsal do të luajë sërish në mbrëmje ndaj Ísbjörninn, në 20:45.

Takimet e fundit të Grupit C do të zhvillohen të shtunën më 24 gusht. Ísbjörninn  – Weilimdorf do të luhet në orën 17:00, ndërsa Tirana  – Akaa në 20:45.

Në këtë fazë do të marrin pjesë 32 skuadra europiane të ndara në 8 grupe me katër ekipe secila dhe në turin tjetër kualifikohen 8 ekipe, e më konkretisht 8 skuadrat e renditura në vendet e para. Ky është edicioni i katërt radhazi që ndeshjet e njërit prej grupeve të Futsal Champions League zhvillohen në Shqipëri.

UEFA Futsal Champions League 2024/2025

Kalendari i ndeshjeve të Grupit C

Dt: 21.08.2024

Akaa (FIN) – Ísbjörninn (ISL)                  17:00

Weilimdorf (GER)  – Tirana (ALB)        20:45

Dt: 22.08.2024

Weilimdorf (GER)  – Akaa (FIN)             17:00

Tirana (ALB)  – Ísbjörninn (ISL)             20:45

Dt: 24.08.2024

Ísbjörninn (ISL) – Weilimdorf (GER)     17:00

Tirana (ALB) – Akaa (FIN)                        20:45