UEFA, FSHF dhe qeveria, takim per zhvillimin e futbollit - FSHF

UEFA, FSHF dhe qeveria, takim per zhvillimin e futbollit

Sot, në Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve në Tiranë, është organizuar një takim i rëndësishëm tripalesh me pjesëmarrjen e delegacionit te UEFA-s kryesuar nga zvSekretari i Pergjithshem, Teodor Teodoridis, Federatës Shqiptare të Futbollit, drejtuar nga Presidenti Armand Duka dhe Ministrisë përkatëse drejtuar nga zvMinistri Arbër Mazniku. Më pas, takimi është ndjekur me mjaft interes edhe nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolli, e cila ka qenë e pranishme gjate kësaj konsulte pune.

 

Në qendër të diskutimit, ka qenë mbështetja dhe ndërtimi i një strategjie per mbështetjen e futbollit nga ana e qeverisë dhe shtetit shqiptar, në bashkëpunim edhe me partner të fuqishëm siç është UEFA dhe FIFA. Është diskutuar për suportin që qeveria shqiptare, duhet t’i jape futbollit, ne menyre qe ai te zhvillohet sa me mire ne Shqiperi. Gjithashtu, është diskutuar edhe në lidhje me ndërtimin e një stadium të ri kombëtar, i cili do të përmbushte të gjitha standartet që kërkohen nga organizmat ndërkombëtare dhe do të rriste në mënyrë të ndjeshme cilësinë e venteve.

 

Takimi është shoqëruar nga një frymë konstruktive nga ana e të trija palëve.