UEFA dhe Disney njoftojnë zgjatjen e bashkëpunimit të ‘UEFA Playmakers’ deri në vitin 2027 - FSHF

UEFA dhe Disney njoftojnë zgjatjen e bashkëpunimit të ‘UEFA Playmakers’ deri në vitin 2027

UEFA dhe Disney njoftojnë zgjatjen katërvjeçare të bashkëpunimit të tyre në kuadër të programit ‘UEFA Playmakers’, deri në vitin 2027. Rreth 2175 vajza të grupmoshës 5-8-vjeçe luajnë futboll edhe në vendin tonë falë këtij programi. UEFA Playmakers ka sjellë magjinë e tregimeve të Disney-t në mbi 2175 vajza të reja në Shqipëri që nga viti 2021, me ‘Encanto’ që është filmi më i fundit i shtuar në këtë program të UEFA-s. Prindërit në Shqipëri kanë deklaruar se ky program, i frymëzuar nga Disney, ka frymëzuar vajzat e tyre që janë bërë pjesë e projektit dhe kanë shprehur dëshirën të të luajnë futboll (81.25%) dhe t’i bashkohen një ekipi vendas (100%)

Një eksperiencë magjike për vajzat, prindërit dhe trajnerët se si UEFA Playmakers ka pasur ndikim te vogëlushet shqiptare edhe në vendin tonë. Ky program ka si synim që sa më shumë vajza të luajnë përmes lojës dhe tregimeve të ndryshme, duke i ofriuar mundësinë unike vajzave të vogla të luajnë futboll përmes argëtimit.

Sipas statistikave të nxjerra për vendin tonë nga UEFA, ky program zhvillohet në 118 qendra në Shqipëri. Në të gjithë Evropën, këtij programi i janë bashkuar 48 federata anëtare dhe më shumë se 73,000 vajza të vogla dhe rreth 5200 trajnerë janë bërë pjesë e ‘UEFA Playmakers’.

  • 100 % e vajzave në vendin tonë kënaqen duke luajtur futboll
  • 25% % e vajzave duan të vazhdojnë të luajnë futboll
  • 100 % e prindërve do t’ia rekomandonin prindërve të tjerë seancat e këtij programi
  • 100 % e prindërve besojnë se vajzat do të vazhdojnë të luajnë futboll pasi u bënë pjesë e UEFA Playmakers

Qëllimi kryesor i UEFA Playmakers është të sigurojë që çdo qendër Playmakers të ketë një rrugë të qartë në futboll për lojtarët dhe trajnerët. Për të arritur këtë, UEFA do të mbështesë federatat anëtare me ekspertë të përkushtuar që ofrojnë mbështetje profesionale dhe programe vijuese. Përveç kësaj, UEFA do të sigurojë akses më të madh në përmbajtjen e UEFA Playmakers, duke u mundësuar vajzave, familjeve dhe trajnerëve të shijojnë aktivitetet e UEFA Playmakers pavarësisht nga seancat.

“Ne jemi vërtet të entuziazmuar që shohim UEFA Playmakers të zgjerohet gjatë katër viteve të ardhshme dhe të vazhdojmë partneritetin tonë me Disney-n” –  tha Nadine Kessler, Drejtoresha e Futbollit të Femrave në UEFA. “Kombinimi i aktivitetit fizik me magjinë e Disney-t ka rezultuar një kombinim fitues për të futur vajzat në futboll, për të përfshirë prindërit dhe për t’i dhënë çdo vajze mundësinë të përjetojë gëzimin e lojës sonë të bukur. Jam i emocionuar të shoh lojtarët profesionistë të futbollit të shfaqen në të ardhmen, të cilët mund ta gjurmojnë dashurinë e tyre për futbollin që në sesionin e tyre të parë të Playmakers”.