UEFA Conference League / Hidhet shorti për turin e tretë, Partizani e Tirana njohin rivalët e mundshëm - FSHF

UEFA Conference League / Hidhet shorti për turin e tretë, Partizani e Tirana njohin rivalët e mundshëm

UEFA ka hedhur sot në Nion të Zvicrës shortin për turin e tretë kualifikues të Conference League, teksa dy skuadrat shqiptare Partizani dhe Tirana janë njohur me rivalët e mundshëm në rast kalimi të turit të dytë.

Kampionia e Shqipërisë, Partizani nëse do të arrijë të kualifikohet ndaj Atletic D’Escaldes (Andorra), do të përballet me fituesin e duelit Tre Penne (San Marino ) – Valmeira (Letoni).

Sakaq, Tirana ka përballë klubin e njohur tur të Besiktas në fazën e dytë dhe rast kualifikimi do të ketë përballë në turin e tretë fituesin e sfidës Zeljenziçar (Bosnje-Hercegovinë) – Neftçi Baku (Azerbajxhn), dy kundërshtarë me eksperiencë.

Ndeshjet e para në turin e tretë të UEFA Conference League do të luhen më 10 gusht, ndërsa ato të kthimit më 17 gusht.