U19 Teuta Kampion i Shqiperise - FSHF

U19 Teuta Kampion i Shqiperise

Ne stadiumin Niko Dovana ne Durres, u zhvillua ndeshja e fundit e kampionatit U19 mes Teutes dhe Tiranes.

Ky takim perfundoi me fitoren e durrsakeve me rezultatin 4 me 2. Keshtu pas kesaj fitoreje, ekipi i Teutes U19 u shpall kampione e Shqiperise per te rinjte. Ne perfundim Teuta grumbulloi 65 pike duke merituar trofeun dhe medaljen e kampionit.

Nen drejtimin e trainerit Gentjan Begeja, trainerit te dyte Mikel Xhai si dhe drejtorit te akademise Haxhi Ballgjini, ajo e udhehoqi per shume jave kampionatin U19.

Eshte hera e dyte ne histori qe ekipi i te rinjve te Teutes shpallet kampion. Per here te pare Teuta U19 e fitoi titullin kampion ne vitin 2002 nen drejtimin e trainerit te mirenjohur durrsak Edmond Zalla.