U15 humbet në miqësoren e luajtur në Shkodër ndaj Malit të Zi - FSHF

U15 humbet në miqësoren e luajtur në Shkodër ndaj Malit të Zi

Kombetarja shqiptare e futbollit U15, ka humbur në miqesoren e parë ndaj fqinjëve malazez. Shqipëria U15 0-4 Mali i Zi U15. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Eqerem Memushaj, kanë pësuar nga dy gola për secilën pjesë. Ndeshja u zhvillua ne stadiumin “Reshit Rusi” të qytetit të Shkodrës. Ndeshja e dytë miqësore do te zhvillohet në Podgoricë me 30 shtator.