U-21/ Shqipëria mundet nga Austria - FSHF

U-21/ Shqipëria mundet nga Austria

Shqipëria U-21 e drejtuar nga trajneri Alban Bushi, është mundur 0-4 nga Austria U-21, në ndeshjen e zhvilluar sot në orën 14:00 në stadiumin “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit. Ndeshje e vlefshme për eliminatoret e EURO 2021.

Kuqezinjtë e Bushit janë ndëshkuar në fillim të lojës nga dy gola të shpejtë dhe pavarsisht reagimit nuk kanë arritur të ndryshojnë rezultatin. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin e 0-2, ku përfaqësuesja austriake shënoi në minutat 6 dhe 8-të me Raguz dhe Lovric. Pjesën e dytë kemi sulmuar disa herë portën kundërtshtare por pa mundur të shënojmë dhe në minutat e 72 dhe 73-të, Austria ka shënuar dhe dy herë të tjera me anë të Baumganter dhe Lovric.

Shqipëria luajti me këtë formacion: Selmani, Maloku, Mersinaj, Bajrami, Muçolli, Ndreçka, Kolaj (Sahiti), Shehu (Zejnullai), Mala (Vrioni), Ademi (Xhixha), Broja.