U-21 / Ndryshime në listën e Bushit - FSHF

U-21 / Ndryshime në listën e Bushit

Shqipëria U-21, e drejtuar nga Alban Bushi, do të fillojë ditën e dielë grumbullimin dhe përgatitjet për ndeshjen zyrtare me Anglinë në “Loro Boriçi” më 15 Nëntor. 21 vjeçarët e trajnerit Bushi do të stërviten në qytetin e Durrësit ku dhe do të jenë të grumbulluar.

Ditën e sotme ka pasur ndryshime në listën e Bushit. Arbnor Muçolli për shkak dëmtimi nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Anglisë dhe në vend të tij është thërritur Jurgen Çelhaka nga skuadra e Tiranës.