U-21/ Eridon Qardaku dhe Leonardo Maloku në konferencë për shtyp (VIDEO) - FSHF
eridon qardaku, leonardo maloku, erdis cepele konference ne elbasan arena

U-21/ Eridon Qardaku dhe Leonardo Maloku në konferencë për shtyp (VIDEO)

Ditën e sotme në stadiumin “Elbasan Arena”, kanë dalë në një konferencë për shtyp dy futbollistët e kombëtares U-21, Eridon Qardaku dhe Leonardo Maloku. Kuqezinjtë folën në lidhje me grumbullimin, përgatitjet që po zhvillon tekniku Bushi dhe pritshmëritë për sfidën ndaj Kosovës, më 15 tetor në Elbasan.

Maloku në fjalën e tij theksoi: “ Atmosfera në skuadrën e shpresave është shumë e mirë, kushtet janë optimale. Jemi të gjithë gati për përballjen e radhës ndaj Kosovës U-21, jemi të përqëndruar tek udhëzimet e trajnerit Bushi. Së bashku me shookët e skuadrës do mundohemi të fitojmë ndeshjen e radhës ndaj Kosovës. Ne si çdo ndeshje do të mundohemi të fitojmë edhe ndaj Kosovës do të luftojmë për të fituar. Për ne si futbollistë çdo ndeshje është detyrim për tu fituar dhe këtë duhet të bëjmë.”

Eridon Qardaku që aktivizohet në radhët e ekipit të Bylis në Kategorinë Superiore u shpreh:” Skuadrës kombëtare U-21, nuk i ka munguar asgjë, për ne është detyrim fitorja, kushtet janë shumë të mira. Gjërat janë pozivitive, ne po përmirësohemi në disa aspekte, edhe sipas analizës që kemi bërë më trajnerin gjatë përgatitjeve tona. Ndeshjen e radhës ndaj Kosovës duhet të bëjmë kthesën, e të shpresojme deri në fund të eliminatoreve.”