U-19/ Shqipëria luan miqësoren e dytë ndaj Bosnje Hercegovinës

Kombëtarja shqiptare e futbollit mosha U-19, e drejtuar nga trajneri Nevil Dede, ka zhvilluar ditën e sotme ndeshjen e dytë miqësore ndaj vendasve të Bosnjes. Ndeshjen e parë kemi dalë barazim me rezultatin e bardhë 0-0.

Ditën e sotme, kuqezinjtë U-19 janë mundur me rezultatin 2-0, në miqësoren e orës 10:00, që u zhvillua në qendrën e ekipeve kombëtare të Bosnje-Hercegovinës.

Shqipëria U-19 e filloi ndeshjen me këtë formacion: Dabiani, Shiba, Sadikaj, Hoxha, Mero, Doda, Morina, Bozhanaj, Muci, Çuni dhe Dobra.