U-19, nisin eliminatoret në Bullgari - FSHF

U-19, nisin eliminatoret në Bullgari

Ka mbërritur në Bullgari, ekipi kombëtar U-19, i cili do të marrë pjesë në eliminatoret e Kampionatit Europian të kësaj moshe. Skuadra e drejtuar, nga trajneri Foto Strakosha, do të përballet në këtë turne me tre skuadra Greqinë, Sllovakinë dhe Bullgarinë. Shqipëria, në bazë edhe të grupit të lojtarëve që ka në dispozicion, shihet si pretendente, për të zënë një nga dy vendet e para të cilat të kualifikojnë në fazën e grupeve elitë, të kësaj kategorie. Në muajin e kaluar ishte skuadra U-17, e drejtuar nga Xhemal Mutedanagiç, ajo që kaloi në raundin tjetër.

Sipas kalendarit të përcaktuar më parë, ekipi kombëtar U-19, do të luajë të martën më datë 12 nëntor kundër Greqisë. Dy ditë më pas, më 14 nëntor, kombëtarja jonë do të ndeshet me Sllovakinë, ndërsa me 17 nëntor ajo do të ketë përballë vendasit e Bullgarisë. Për këtë aktivitet të rëndësishëm, trajneri Foto Strakosha ka grumbulluar këta futbollistë:

  1. Jorgo Meksi
  2. Bruno Lulaj
  3. Tom Syku
  4. Maldin YmeraJ
  5. Damian Gjini
  6. Ardit Prendi
  7. Valto Zeqja
  8. Endri Çekiçi
  9. Kristi Qosa
  10. Enis Gavazaj
  11. Paolo Sokoli
  12. Labinot Shabani
  13. Faton Ademi
  14. Erion Hoxhallari
  15. Edmond Kalaja
  16. Thoma Strakosha
  17. Entonio Elezaj