U-19/ Nevil Dede zbardh listën e futbollistëve për turneun zyrtar të UEFA-s në Belgjikë (Video)

Trajneri i kombëtares U-19, Nevil Dede ka dalë sot në një konferencë për shtyp, ku ka zbardhur listën e futbollistëve të grumbulluar për turneun zyrtar kualifikues të UEFA-s për grupmoshën U-19, që do të zhvillohet në Belgjikë në datat 13-19 nëntor 2019. Shqipëria bën pjesë në grupin e 4-t së bashku me Belgjikën, Greqinë dhe Islandën.

Sipas rregullores së këtij kompeticioni, kualifikohen 2 skuadrat e para dhe e treta më e mirë në 13 grupe gjithsej. Europiani i 19-vjeçarëve do të zhvillohet në Irlandën e Veriut vitin e ardhshëm.

Nevil Dede në fjalën e tij theksoi: “Të jem i sinqertë, në nëntor bëhet gati 1 vit që punohet dhe bashkë me drejtorinë teknike kemi bërë gjithçka të mirë. Broja, Bullari dhe Ndreçka kanë qenë pjesë e U-21 madje duke lënë edhe gjurmë në ndeshje të caktuara. Është marrëveshje e bërë mes drejtorit teknik, presidentit, trajnerit të U-21, por edhe trajnerit të Kombëtares A.
Kjo tregon pritshmërinë që ne kemi dhe objektivat. Nuk dua të fshihemi dhe ne shkojmë atje për t’u kualifikuar. Shpresoj që kjo gjeneratë të jetë e artë për Kombëtaren. Ne njohim çdo kundërshtar. Duke parë rivalët që ne kemi, pretendojmë se jemi shumë të fortë. Sipas gjykimit dhe punës që ne bëjmë, jemi pretendent për t’u kualifikuar. Greqia ka bërë mirë vitet e fundit, Belgjika po ashtu, ndërsa Islanda është në rritje gjithmonë. Vetë lojtarët para ndeshjes me Poloninë e dinin se kishin të njëjtin nivel përballë tyre në miqësore, si edhe me këto ekipet e tjera që kemi në grup. Ato e kuptuam se deri ku shkonte kapaciteti ynë dhe unë jam shumë i kënaqur në fitoren 3-1. Po të shohësh listën e U-19 vetëm dy lojtarë nuk po luajnë me ekipet e tyre, pasi janë në ekipet e para, Ernest Muçi dhe Ledio Beqja. Të gjithë të tjerët po luajnë në skuadrat e tyre dhe kjo tregon formën e mirë. Ne jemi fokusuar të gjejmë lojtarët më të mirë të mundshëm. Jemi treguar gjithmonë të kujdesshëm, për të mos tentuar lojtarë që janë të dyzuar dhe të zhgënjehemi në fund kur ata zgjedhin një tjetër Kombëtare”.

Lista e futbollistëve:

Ndeshjet kualifikuese:
13 nëntor/ Shqipëri-Greqi
16 nëntor/Belgjikë-Shqipëri
19 nëntor/ Shqipëri-Islandë