U-17/ Cereni dhe Bajraktari flasin në prag të turneut “Mercedes Benz Aegean Cup” (Video) - FSHF

U-17/ Cereni dhe Bajraktari flasin në prag të turneut “Mercedes Benz Aegean Cup” (Video)

Një ditë përpara fillimit të turneut miqësor “Mercedes Benz Aegean Cup” të U-17 në Turqi, 2 nga futbollistët, Cereni dhe Bajraktari kanë treguar për FSHF Tv, sesi po shkon grumbullimi i tyre i parë për vitin 2020, njohja e skuadrës, kushtet por edhe objektivat e secilit prej tyre.

Në fjalën e tij Melsi Cereni që është edhe kapiteni i U-17, theksoi: “ Grumbullimi po shkon shumë mirë, gjithashtu me çunat e ekipit jam ambientuar dhe trajnerët po na stërvisin goxha mirë, kushtet e ofruara dhe atmosfera në skuadër është super. Në fakt kam qenë pjesë e U-17 edhe me grupmoshën 2003 vitin e shkuar, besoj që këtë vit do të kemi rezultate më të mira pasi ka element goxha cilësor. Futbollisti im i preferuar është Icardi, luaj dhe mundohem të eci në hapat e duhura që të arrij në të tilla nivele. Ftoj të gjithë fëmijët ti bashkohen futbollit, pasi është një sport që të mban larg veseve dhe mjaft popullor. “

Danilo Bajraktari në fjalën e tij u shpreh: “Përgatitjet tona kanë qenë shumë të mira, grupi jonë është mjaft cilësor, kemi qenë sëbashku edhe ne grumbullime të tjera. Shpresojmë të japim maksimumin në këtë turne që do të zhvillohet në Turqi. Kushtet dhe stërvitja nga trajnerët janë shumë të mira. Miku im më I mirë në skuadër është Cereni pasi njihem më tepër së shokët e kombëtares U-17 “