U-17/ Përgatitjet për “Mercedes Benz Aegean Cup”, ja lista kuqezi - FSHF

U-17/ Përgatitjet për “Mercedes Benz Aegean Cup”, ja lista kuqezi

Shqipëria U-17 ka filluar ditën e premten grumbullimin përgatitor në prag të pjesëmarrjes në “Mercedes Benz Aegean Cup” që do të zhvillohet në Altinordu të Turqisë nga data 15 deri në 21 Janar. Kuqezinjtë janë grumbulluar në Resortin Tropikal, ku po zhvillojnë edhe stërvitjet nën drejtimin e trajnerit Beqiri deri në datë 14 Janar, kur dhe do të nisen për Turqi.

Për këtë turne, ku Shqipëria do të jetë në Grupin B sëbashku me Ukrainën, Maqedoninë e Veriut dhe Korenë e Jugut, trajneri Elvin Beqiri ka grumbulluar 22 lojtarë, ku spikasin prurje të rëndësishme nga jashtë vendi dhe lojtarë të spikatur në kampionatin shqiptar. 17 vjeçarët kuqezi ditën e sotme kanë zhvilluar dhe një ndeshje miqësore me “Shqiponjat Football Academy” në Kompleksin Sportiv “Olimpic Park”. Trajneri pati mundësi të vëzhgoj nga afër të gjithë lojtarët dhe provoi të gjithë opsionet taktike. Ndeshja përfundoi me rezultatin 7-0 për Shqipërinë me golat që u shënuan nga Beluli, Cereni, Neziri dopietë dhe Selimi me 3 golat e tij ishte lojtari më i spikatur në fazën sulmuese.

Shqipëria debuton në këtë turne më 15 Janar me ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut, në 17 Janar luajnë ndaj Ukrainës dhe përmbyllin fazën në grupe në 19 Janar ndaj Koresë së Jugut. Në datë 21 janar do të zhvillohen ndeshjet për vendin e 7-të, vendin e 5-të, vendin e tretë dhe finalja e madhe për të shpallur fituesin e turneut.

Ja lista e lojtarëve të grumbulluar: