Turqi Lojrat Mesdhetare. Shqiperi-Bosnje 2-2 - FSHF

Turqi Lojrat Mesdhetare. Shqiperi-Bosnje 2-2

Ne ndeshjen e dyte ekipi olimpik shqiptar ka barazuar me rezultatin 2-2 perballe Bosnje-Hercegovines. Pas nje fillimi me te mire ishin lojtaret boshnjake te cilet kaluan dy here radhazi ne avantazh.

Te fiksuar ne rezultatin 2-0 u duk se do te ishte e veshtire, por futbollistet  kuqezi te drejtuar nga trajneri Skender Gega kane arritur te barazojne ne 2-2 me  nje loje dhe gola spektakolare ku vecohet ai i mbrojtesit Rahmani. Ne fund sulmuesi Rezi i kishte te gjitha mundesite per te shenuar golin e trete dhe te fitores por gjuajtja e tij u devijua.

Ndeshjen e fundit ne grup skuadra jone do ta zhvilloje me Marokun me date 23 qershor ora 20.45.