Kanë vijuar sot ndeshjen e Turneut të Ekipeve Përfaqësuese Rajonale për moshën U-14 me 4 ndeshje të luajtura në aneksin e stadiumit “Loni Papuçiu” të Fierit ku merrnin pjesë skuadrat e zyrave rajonale të Fierit, Korçës, Elbasanit dhe Gjirokastrës.
Ndeshja e parë ka qenë Fieri-Gjirokastra, që përfundoi me fitoren e thellë 5-0 të skuadrës së drejtuar nga trajneri Bledion Guga. Golat u shënuan nga Gremi, D. Allushaj, Mahmutaj, Lushaku dhe K. Allushaj. Në sfidën tjetër Korça – Elbasani ishin elbasanasit që triumfuan me rezultatin 3-4 në përfundim të një ndeshje me emocione. Golat u shënuan nga Bendo, Idrizi e Locka për Korçën dhe Sharon 13’, Kazazi (2) e Miraka për Elbasanin.
Në finale e këtij grupi u vunë përballë Fieri dhe Elbasani, me fierakët që triumfuan në fund me rezultatin 1-0 falë golit të shënuar nga mbrojtësi Budo. Pikërisht kalon në finalen e grup-moshës U-14 ku do të përballet Tiranën në sfidën që do të luhet më 16 dhjetor.
Ndeshja e fundit e këtij grupi mes vendit të tretë dhe të katërt u luajt mes Korçës dhe Gjirokastrës, duke u mbyllur me fitoren 1-2 të gjirokastritëve që iu falën dy golave të shënuar nga Rajdho. Për korçarët goli i vetëm u realizua nga Çeçi me penallti.
Të pranishëm në ndeshjet e zhvilluar sot në Fier ishin Drejtori Teknik i FSHF-së, Giancarlo Camolese, Drejtori i Departamentit të Ekipeve Kombëtare në FSHF, Dritan Babamusta, eksperti i futbollit Sulejman Mema, trajnerët e moshave Ardi Behari, Ervin Bulku, Armand Damo si edhe përfaqësues të zyrave rajonale të FSHF.
Përfaqësuesi i UEFA-s, Roger Meichtry, këshilltar i jashtëm i UEFA-s për “Elite Youth Development player” ishte po ashtu i pranishëm edhe në ndeshjet e luajtura sot në Fier.
Ky turne ka si qëllim evidentimin e elementëve të rinj që aktivizohen në kampionatet rajonale të FSHF-së dhe vëzhgimi i mëtejshëm i tyre nga stafi i ekipeve Kombëtare, për të përzgjedhur më tej futbollistët e rinj të ekipeve kombëtare të moshave. Ky turne është fryt i një pune disa mujore, ku trajnerë dhe specialistë të ekipeve kombëtare ndjekin nga afër stërvitjet dhe seleksionimet e ekipeve rajonale, ku bëhet edhe përzgjedhja e talenteve të reja që marrin pjesë në këtë turne që zhvillohet dy herë në vit.
Më poshtë edhe rezultatet dhe kalendari e ndeshjeve të sotme për grup-moshën U-14 dhe kalendarin e plotë.
Turneu i ekipeve përfaqësuese rajonale për moshat U-15, U-14 & U-13
Kalendari i ndeshjeve:
U-14 dt.2009: Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë
Dt.06.12.2021 (E hënë)
Tirana – Lezha 2-1
Golat: Elson Himallari 8’, Mateo Maçi 10’ / Dionis Peraj 55’
Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz
Durrës – Shkodër 4-4 (9-10 me penallti)
Golat: Ergi Mansaku 8’, 12’, Brajan Dedja 17’, Shaban Kolgjini 28’/ Argent Nika 21’, 50’, 60’, Brendon Krepi 24’
Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz
FINALJA
Tirana – Shkodra 5-0
Golat: Ismail Ademi 10’, Mateo Maçi 22’, Glen Gugalli 50’, Kevin Zhega 55’, Daors Vllahu 60’
Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz
Ndeshja për vendin e 3-të & 4-t
Durrësi – Lezha 1-3
Golat: Shahin Cara 12’ / Gjergj Shyti 16’, 22’, 37
Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz
U-14 dt.2009: Fier, Elbasan, Korça, Gjirokastër
Dt.07.12.2021 (E martë)
Fieri – Gjirokastër 5-0
Golat: Gremi 8’, D. Allushaj 14’, Mahmutaj 23’, Lushaku 28’, K. Allushaj 44’
Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu”, Fier
Korça – Elbasani 3-4
Golat: Bendo 9’, Idrizi 50’, Locka 55’ / Sharon 13’, Kazazi 32’, 48’, Miraka 43’
Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier
FINALJA
Fieri – Elbasani 1-0
Golat: Budo 52’
Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier
Vendi i 3-të & 4-t
Korça – Gjirokastra 1-2
Golat: Çeçi 24’ (11m) / Rajdho 9’, 10’
Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu”, Fier
U-15 dt.2008: Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë
Dt.08.12.2021 (E mërkurë)
Tirana – Lezha
Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare” Kamëz Mosha U-15, ora: 10:30
Durrës – Shkodër
Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare” Kamëz Mosha U-15 ora: 10:30
- Ndeshja finale dhe ndeshja për vendin e 3-të & të 4-t
Fituesit e çifteve 1 dhe 2
Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz Mosha U-15, ora: 12:00
Humbësit e çifteve 1 dhe 2
Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz Mosha U-15, ora: 12:00
U-15 dt.2008: Fier, Elbasan, Korça, Gjirokastër
Dt.09.12.2021 (E enjte)
Fieri – Gjirokastër
Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier Mosha U-15, ora 11:00
Korça – Elbasani
Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier Mosha U-15, ora 11:00
- Ndeshja finale dhe ndeshja për vendin e 3-të & të 4-t
Fituesit e çifteve 1 dhe 2
Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier Mosha U-15, ora 12:30
Humbësit e çifteve 1 dhe 2
Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier Mosha U-15, ora 12:30
U-13 dt.2010: Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë
Dt.13.12.2021 (E hënë)
Tirana – Lezha
Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare” Kamëz Mosha U-13, ora 10:30
Durrës – Shkodër
Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare” Kamëz Mosha U-13, ora 10:30
- Ndeshja finale dhe ndeshja për vendin e 3-të & të 4-t
Fituesit e çifteve 1 dhe 2
Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz Mosha U-13, ora: 12:00
Humbësit e çifteve 1 dhe 2
Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz Mosha U-13, ora: 12:00
U-13 dt.2010: Fier, Elbasan, Korça, Gjirokastër
Dt.14.12.2021 (E martë)
Fieri – Gjirokastër
Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier Mosha U-13, ora 11:00
Korça – Elbasani
Aneksi i stadiumit “Loni Papuciu” Fier Mosha U-13, ora 11:00
- Ndeshja finale dhe ndeshja për vendin e 3-të & të 4-t
Fituesit e çifteve 1 dhe 2
Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier Mosha U-13, ora 12:30
Humbësit e çifteve 1 dhe 2
Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier Mosha U-13, ora 12:30
Finalet
Dt. 15.12.2021 (E mërkurë)
Fituesit e moshës U-15 në Kamëz dhe në Fier
“Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz ose Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë ose “Elbasan Arena” Mosha U-15
Dt. 16.12.2021 (E enjte)
Finalja e moshës U-14
Tirana – Fier
“Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz ose Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë ose “Elbasan Arena” ora: 11:00
Fituesit e moshës U-13 në Kamëz dhe në Fier
“Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz ose Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë ose “Elbasan Arena” Mosha U-13, ora: 12:30