Turneu kombëtar i shkollave 9-vjeçare, “Cappy Cup”, ku morën pjesë 2000 djem dhe vajza për 6 rajonet e Federatës Shqiptare të Futbollit, për afro 2 muajsh, tani është afër mbylljes së këtij kampionati, ku janë luajtur edhe gjysëmfinalet.
Ditën e sotme në qendrën e ekipeve kombëtare në Kamëz, janë zhvilluar gjysëmfinalet e femrave dhe meshkujve, përkatësisht:
Femrat:
Andon Xoxa 3-0 Jani Bakalli (Fier)
Ali Laçaj(Shkodër) 15-0 Sule Hari (Elbasan)
Në finale do të përballet Andon Xoxa me shkollën Ali Laçaj.
Meshkujt:
Skënder Çaçi (Tiranë) 1-7 Mesonjtorja e Parë (Korçë)
Andon Xoxa 1-0 Flatrat e Dijes (Fier)
Në finale do të përballet Mesonjtorja e Parë me shkollën Andon Xoxa.
Vlen të përmëndet se Federata Shqiptare e Futbollit dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit, kanë mbështetur iniciativën e “Cappy Cup”, për përhapjen dhe masivizimin e futbollit nëpër shkolla.