Turneu i Përfaqësueseve Rajonale arrin fazën kulmore, të premten finalet në tre grup-moshat - FSHF

Turneu i Përfaqësueseve Rajonale arrin fazën kulmore, të premten finalet në tre grup-moshat

Turneu i Përfaqësueseve Rajonale që organizohet nga FSHF për moshat U-13, U-14 dhe U-15 ka ardhur në fazën kulmore me ndeshjet e fundit të luajtur sot në Fier, që përcaktuan edhe finalisten e fundit.

Ekipet e përfaqësueseve rajonale të Fierit, Korçës, Elbasanit dhe Gjirokastrës për moshën U-13 u përballën sot në ambientet e aneksit të stadiumit “Loni Papuçiu”, për të zgjedhur fituesen e grupit.

Ndeshja e parë mes Fierit dhe Korçës u mbyll me fitoren e ngushtë të korçarëve me rezultatin 1-0, me golin vendimtar që u shënua nga Osmani në minutën e 15-të. Në takimin tjetër Elbasani mposhtur pastër Gjirokastrën në shifrat 3-0 me protagonistë Karaj, Moni e Bicja, të cilët ishin edhe autorët e golave.

Në duelin për vendin e parë mes fituesve të dy ndeshjeve të grupit u përballën Korça dhe Elbasani, me këtë të fundit që triumfoi sërish me rezultatin 3-0 falë dygolëshit të Karajt dhe golit të Metës. Ndeshja për vendin e tretë dhe të katërt u luajt mes Fierit dhe Gjirokastrës me fierakët që fituan lehtësisht 6-0 me gola të Gjikës, Zenelit (2), Arbrit (2) dhe Nurkës.  

Kësisoj, Elbasani U-13 u kualifikua për në finalen e turneut , ku përballë do të gjejë Shkodrën, ndërsa finalja e U-14-s do të luhet mes Tiranës dhe Fier. Për moshën U-15 në finale do të sfidohen Fieri dhe Tirana.

Të trija finalet e turneu të përfaqësueseve rajonale të FSHF do të luhen ditën e premte në Qendrën Sportive të Ekipeve Kombëtare në Kamëz, duke filluar nga ora 10:30. I gjithë turneu është organizuar nën kujdesin e Departamentit të Ekipeve Kombëtare në FSHF dhe është ndjekur nga përfaqësues të UEFA-s, specialistët e futbollit dhe trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave.

Më poshtë rezultatet e ndeshjeve të luajtura sot në Fier për moshën U-13 së bashku me çiftet dhe oraret e finaleve të 20 janarit:

 

 U-13 dt.2011: Fier, Elbasan, Korça, Gjirokastër

Dt.19.01.2023 (E enjte)

Fier – Korçë                               0-1

Golat:  Osmani 15’

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier                                                     ora: 11:00

Gjirokastër – Elbasan           0-3

Golat: Karaj 8’, Moni 52’, Bicja 53’

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier                                                      ora: 11:00

  • Ndeshja finale dhe ndeshja për vendin e 3-të & të 4-t

Elbasan – Korçë                       3-0  

Golat: Karaj 13’, 22’, Meta 50’

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier                                                     ora: 12:30

 

Fieri – Gjirokastër                 6-0

Golat: Gjika 17’, Zeneli 36’, 48’, Arbri 39’, 44’, Nurka 52’

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier                                                    ora: 12:30

Finalet

Dt. 20.01.2023 (E premte)

Fituesit e moshës U-15

Fier – Tiranë

“Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz, ora 12:00

Fituesit e moshës U-14

Tiranë – Fier

“Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz, ora: 10:30

Fituesit e moshës U-13

Shkodër – Elbasan

“Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz, ora: 10:30