Turneu Austrise U21, Shqiperi-Wac 0-0 - FSHF

Turneu Austrise U21, Shqiperi-Wac 0-0

Ne ndeshjen e dyte ne Turneun Miqesor te Austrise ekipi Kombetar i Shqiperise Under 21 i drejtuar nga trajneri Skender Gega ka luajtur perballe skuadres se Wac e cila per momentin  eshte renditur ne vendin e peste te Bundesliges se Austrise. Takimi eshte mbyllur ne barazim 0-0 fale nje loje shume te mire te lojtareve kuqezinj. Gjate gjithe takimit te zgjedhurit e Geges kane treguar nivel te larte duke gershetuar me se miri elementet tekniko-taktik. U aktivizuan 18 lojtare nga skuadra jone ndersa Shkurta ka goditur shtyllen perballe portjerit austriak. Takimin e trete e te fundit Under 21 i Shqiperise do ta zhvilloje me date 26 mars 2013 perballe moshatareve te Azerbaxhajnit.