Trajnimi i trajnereve ne Kryqin e Kuq, Durres - FSHF

Trajnimi i trajnereve ne Kryqin e Kuq, Durres

Zyra Rajonale e FSHF Durres ne bashkepunim me “Kryqin e Kuq” Durres kane bere te mundur trajnimin e trajnereve te futbollit te zones se Durresit me teme “Si jepet ndihma e pare ne futboll”.

Ne kete trajnim u trajtuan temat e ndihmes se shpejte, si jepet ndihma e pare, si behet masazhi kardiak dhe frymemarrja goje me goje. Ndihmese te madhe ne kete trajnim dha instruktori i “Kryqit te Kuq” Doktor Astrit Zhupaj, i cili u demostroi te pranishmeve te gjitha rastet e traumave qe mund te ndodhin ne lojen e futbollit. Pavaresisht se ndihma e vertete jepet nga mjeket specialiste, nje ndihme e pare efikase mund te jete nje kontribut shume i rendesishem per te demtuarin.