Tirana fiton Kupen e Shqiperise - FSHF

Tirana fiton Kupen e Shqiperise

Permes nje maratone te gjate 120 minuta dhe gjuajtjeve te 12 penalltive SK Tirana ka fituar Kupen e Shqiperise ne edicionin e 59-te te saj. Ndeshja finale eshte luajtur ne stadiumin Niko Dovana te qytetit te Durresit midis dy skuadrave kryeqytetase Dinamo – Tirana.

E para kaloi ne avantazh Dinamo me golin e shenuar nga sulmuesi Berkic ne minuten e 20 te lojes. Ndersa Tirana barazoi rezultatin ne pjesen e dyte ne minuten e 52-te me sulmuesin e saj kryesor Pejic. Me pas gjithcka rrodhi ne barazpeshe te plote me pak raste per shenim ne te dyja portat respektive.