Teuta fiton turneun Agim Maliqati - FSHF

Teuta fiton turneun Agim Maliqati

Ne aneksin e stadiumit “Niko Dovana” ne Durres u zhvillua aktiviteti i futbollit ne nderim te ish portierit te njohur durrsak Agim Maliqati, i cili nuk jeton me qe prej nje viti. Ne kete turne ishin te pranishem shume figura te futbollit, qe kishin ardhur per te kujtuar shokun e tyre si z.Edmond Zalla, Vladimir Ajazaj, Naim Dollaku, Agim Cela, Durim Shtini, Haxhi Ballgjini, Tole Feshti. Agim Maliqati ka qene nje portier i njohur jo vetem ne qytetin e Durresit, por edhe ne qytetin e Shkodres e te Lushnjes ku ai ka luajtur, gjithashtu Agimi ka qene edhe anetar i ekipit shpresa te Shqiperise.
Mbas fjalimit pershendetes te mbajtur nga trajneri i mirenjohur durrsak z.Edmond Zalla njekohesisht edhe inspektori i bashkise Durres, foli edhe babai i Agimit z. Sulejman Maliqati, i cili eshte nje nga ikonat e futbollit shqiptar.
Ne kete turne moren pjese 4 skuadra te moshes U-19 si: Teuta, Tirane, Besa, Shkendia Durres. Kupen “Agim Maliqati” e fitoi me merite ekipi i Teutes me trajner z.Ilir Biturku dhe zevendes  z.Oerd Kotja.

Ky aktivitet u organizua nga Zyra Rajonale e FSHF Durres, Bashkia Durres, Klubi Teuta.