Të premten, mbledhja e parë e Komitetit të ri - FSHF

Të premten, mbledhja e parë e Komitetit të ri

Diten e premte me date 14 mars, do te mblidhet Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit. Takimi do të zhvillohet në ora 11.00 në sallën e mbledhjeve të Komitetit. Kjo do të jetë mbledhja e parë që ky organizëm, do të zhvillojë pas përfundimit të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore që u zhvillua më 28 shkurt. Komiteti Ekzekutiv, sipas statutit, merr vendime dhe drejton të gjithë veprimtarinë ekzekutive te Federatës Shqiptare të Futbollit, në periudhën mes dy Asambleve. Ndër vendimet më të rëndësishme është riformatimi i komisioneve të Federatës e plotësimi i tyre me emra të rinj, si edhe zgjedhje e dy Zv/Presidentëve.