Te henen, hidhet shorti i kategorise se pare - FSHF

Te henen, hidhet shorti i kategorise se pare

Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit ditën e hënë në orën 11.00, është hedhur shorti i kampionatit kombëtar të kategorisë së parë. Nën drejtimin e Zv-Sekretarit të Përgjithshëm Besnik Çela dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të ekipeve të kësaj kategorie, skuadrat dhe media kanë mësuar kalendarin për edicionin e ardhshëmn futbollistik.

Kampionati kombëtar i kategorisë së parë, do të fillojë më datë 31 gusht. Pra një javë pas fillimit të Kategorisë Superiore. Ai do të zhvillohet me pjesëmarrjen e 16 skuadrave. Në përfundim të tij dy skuadrat e para (kampione dhe nënkampione) do të ngjiten në kategorinë superiore, ndërsa katër skuadrat që do të renditen nga vendi  i 13 deri në të 16, do të luajnë edicionin e ardhshëm në kategorinë e dytë.