"Tavolina teknike" me te gjithe trajneret e ekipeve Kombetare te Shqiperise - FSHF

“Tavolina teknike” me te gjithe trajneret e ekipeve Kombetare te Shqiperise

Dje ne ambjentet e Federates Shqiptare te Futbollit eshte zhvilluar nje takim I rendesishem pune me te gjithe trajneret e ekipeve kombetare te futbollit shqiptar. Ky ishte nje takim i ideuar nga Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit dhe i drejtuar nga Drejtori i Ekipeve Kombetare, Redi Jupi. Ne kete takim ishin pjesemarres te gjithe trajneret e ekipeve Kombetare: Mustedanagic,Strakosha,Gega, De Biazi me ndihmesin e tij Tramezzani si edhe Team Manager i ekipit Kombetar A, Alban Bushi. Ideja dhe qellimi i kesaj tavoline eshte diskutimi i problemeve teknike dhe organizative me nje fryme te larte bashkepunimi. Nepermjet mbledhjeve te tilla te kohepaskoheshme qellimi final eshte shkrirja organike dhe funksionale e ekipeve Kombetare dhe bashkepunim sa me i frytshem ndermjet tyre, pra Kombetarja e Shqiperise eshte “Nje”.