“Talenti i vitit 2023” për djem / Arlind Kurti merr çmimin e FSHF-së si zbulimi i vitit - FSHF

“Talenti i vitit 2023” për djem / Arlind Kurti merr çmimin e FSHF-së si zbulimi i vitit

Në Mbrëmjen Gala të organizuar nga FSHF, dy nga çmimet më të veçanta ishin ato për “Talentin e vitit 2023” për djem dhe vajza. Mes djemve, tre kandidatët për trofeun ishin Ledjo Tresa, Ergis Arifi dhe Arlind Kurti, ndërsa për të dorëzuar çmimin është ngjitur në skenë ish-kapiteni i Kombëtares, Ansi Agolli.

Arlind Kurti, futbollisti i talentuar i Laçit u shpall fitues i çmimit “Talenti i vitit 2023 për djem”. 18-vjeçari i cili luan në pozicionin e rolit të mbrojtësit të krahut ka qenë një nga zbulimet e këtij sezoni , duke dhënë kontributin e tij jo vetëm te Laçi por edhe te ekipi Kombëtar U-19, ku mban edhe shiritin e kapitenit.

Edhe fituesi i çmimit “Talenti i vitit 2023 për djem”, Arlind Kurti përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe i falenderoi të gjithë për vlerësimin.

“Ndihem i nderuar dhe i vlerësuar që marr çmimin “Talenti i Vitit 2023”. Ky çmim më shtyn përpara që të punoj edhe më fort. Falënderoj skuadrën e Laçit që më ka dhënë mundësinë të tregoj cilësitë e mia. Sigurisht, edhe përfaqësuesen U-19, me të cilën ka marrë pjesë në eliminatore. Çmimin ia dedikoj familjes sime, që më ka mbështetur në gjithë këto vite” – përfundoi Arlind Kurti.