Sikundër është bërë tashmë traditë, edhe këtë vit Shqipërisë i është besuar turneu zyrtar eleminator për kombëtaret U-19, për grupin 8, ndeshjet e të cilit nisin sot. Nga data 10 deri në datë 16 tetor, do të luhen gjashtë takime, në stadiumet e qyteteve të Durrësit dhe të Lushnjes. Në grupin eleminator merr pjesë edhe Shqipëria e cila ndeshjet e saj do ti zhvillojë në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës. Në grup me Shqipërinë janë edhe kombëtaret e Norvegjisë, Ukrainës dhe të Sllovakisë. Komiteti Organizator i turneut në Shqipëri ka marrë tashmë të gjitha masat për një mbarëvajtje ekselente të ndeshjeve të kombëtareve të këtyre moshave në të dy impiantet e ndryshme, teksa prej ditësh skuadrat janë grumbulluar dhe kanë nisur stërvitjet.
Vlen të theksohet fakti që për të gjithë sportdashësit, HYRJA do të jetë FALAS, në të gjitha ndeshjet e turneut. Shqiëpria kërkon arritjen e objekivit të kualifikimit në këtë grup, dhe takimin e sotëm e luan në orën 14.00 në Durrës. Më poshtë edhe programi i plotë i ndeshjeve:
Dita e parë – 10 tetor 2018
UKRAINË – SHQIPËRI “Niko Dovana”, Durrës, ora 14.00
NORVEGJI – SLLOVAKI “Roza Haxhiu”, Lushnje, ora 12.00
Dita e dytë – 13 tetor 2018
SLLOVAKI – SHQIPËRI “Niko Dovana”, Durrës, ora 12.00
UKRAINË – NORVEGJI “Roza Haxhiu”, Lushnje, ora 14.00
Dita e tretë – 16 tetor 2018
SHQIPËRI – NORVEGJI “Niko Dovana”, Durrës, ora 14.00
SLLOVAKI – UKRAINË “Roza Haxhiu”, Lushnje, ora 12.00

















