Starton Kampionati i 75 Kombetar - FSHF

Starton Kampionati i 75 Kombetar

Nepermjet nje ceremonie te thjeshte e  kuptimplote ka ngritur siparin e vet Kampionati Kombetar I Kategorise Superiore per Futbollin e Shqiperise. Ky eshte nje kampionat Jubilar sepse eshte i 75-ti ne radhe ne te cilin marrin pjese 12 skuadrat me te mira te vendit. Keto ekipe  do te luftojne per te fituar titullin e larte Kampion.

Ne fushen e blerte te stadiumit “Skenderbeu” te qyetit te Korces kane zbritur pervec Flamurit Kuq e Zi edhe te gjithe flamujt e skuadrave anetare te Federates Shqiptare te Futbollit qe njkohesisht luajne ne te gjitha kategorite e percaktuara te struktures tone futbollistike.

Gjithcka I parapriu ndeshjes se pare te kampioneve ne fuqi “Skenderbeu” I Korces I cili arriti te fitoje 1-0 perballe futbollisteve te “Beses” nga Kavaja.