Shyqyri Qerolli qytetar nderi i Kavajes‏ - FSHF

Shyqyri Qerolli qytetar nderi i Kavajes‏

Diten e merkure, u zhvillua ndeshja miqesore e veteraneve, derbi i miqve e fqinjeve te mire BESA – TEUTA, ku emra shume te shquar te futbollit luajten ne fushe per te nderuar Shyqyri Qerollin, futbollist me Ekipin e Beses te viteve 1967-1980. Kjo ndeshje ishte pjese e organizimit qe FSHF, Zyra Rajonale Durres organizoi ne bashkepunim me Bashkine e Kavajes, me shoqaten e Veteraneve te Futbollit Besa dhe Teuta. Ky organizim kishte per qellim e nderimin e Qerollit me titullin “Qytetar Nderi” (pas vdekjes) i qytetit te Kavajes, titull i dhene nga Kryetari i bashkise se Kavajes, Z. Elvis Roshi.
Te ftuar te tjere kane qene dhe nje perfaqesi nga Bashkia e Peshkopise, me kryetarin Ilir Krosi dhe drejtues te KF.Korabi, pasi ne kete qytet Qerolli kishte luajtur tre vite kur pati kryer sherbimin ushtarak. Te pranishem ishin edhe z. Abdyl Kuriu, Anetar i Komitetit Ekzekutiv te FSHF-se, Altin Raklli, ish futbollist i njohur dhe aktualisht trajner i Ekipit Kombetar Shqiptar A te Femrave, komentatori i shquar ISMET BELLOVA etj si dhe media te shumta kombetare dhe lokale.