Shuhet Lorenci, Presidenti Duka ngushëllon - FSHF

Shuhet Lorenci, Presidenti Duka ngushëllon

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit të njohur lezhjan, Nikolin Lorenci. Në mesazhin e publikuar në profilin e tij në Facebook, kreu i qeverisë së futbollit vlerëson kontributin dhe arritjet e Lorencit si trajner, drejtues klubi, por edhe si anëtar i Komitetit Ekzekutiv i Federatës ne mesin e viteve ‘ 90.

“Ndihem i pikëlluar nga lajmi i trishtë i ndarjes nga jeta të ish-futbollistit të njohur lezhjan, Nikolin Lorenci. Dua të ngushëlloj familjen, miqtë dhe të afërmit e tij për humbjen e njeriut tyre të dashur.
Nikolin Lorenci ka dhënë një kontribut të madh për futbollin shqiptar ndër vite, fillimisht si futbollist i Besëlidhjes e më pas si trajner dhe në postin e drejtuesit të klubit. Gjithashtu, Lorenci ka dhënë ndihmen e tij për FSHF-në, si anëtar i Komitetit Ekzekutiv i Federatës ne mesin e viteve ‘ 90. Kontributi i vazhdueshëm për futbollin do ta bëjë emrin e tij të paharruar.
U prehtë në paqe!”