Shtyhet nje jave, starti i Superiores - FSHF

Shtyhet nje jave, starti i Superiores

Kampionati kombetar i Kategorise Superiore, nuk do te filloje me date 24 gusht siç edhe ishte parashikuar por nje jave me vone. Federata Shqiptare e Futbollit ka vendur qe starti per fillimin e ketij kampionati te jete data 31 gusht. Vendimi eshte marre, per shkak te kualifikimit te dy skuadrave te Superliges, Skenderbeut dhe Kukesit ne turin Play Off, te Europa Liges, ç’ka e bente fillimin e edicionit, te manget per shkak se do te shtyheshin disa ndeshje.