Shqipëria U-19 mund Omanin në miqësore - FSHF

Shqipëria U-19 mund Omanin në miqësore

Shqipëria U-19 ka fituar në ndeshjen e parë të Turneut Ndërkombëtar , që zhvillohet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe. Ekipi i drejtuar nga trajneri Altin Lala, ka arritur të fitojë me rezultatin 3-2 kundër homologëve të Omanit. Në minutën e dhjetë, kanë shënuar në portën kuqezi, kundërshtarët e Omanit. Në minutën e 36 ka barazuar Lokaj për ekipin tonë përfaqësues U-19. Dhjetë minuta pasi ka nisur pjesa e dytë, ka qenë Bakalli që ka kaluar në avantazh ekipin tonë kombëtar 2-1. Por përsëri, kanë barazuar lojtarët nga Omani, në minutën e 70. Dhjetë minuta përpare përfundimit të ndeshjes (‘ 80) ka shënuar përsëri Bakalli për kuqezinjtë shqiptarë, duke vulosur rezultatin e ndeshjes 3-2.