Shqiperi-Letoni 2-0 sukses kualifikues - FSHF

Shqiperi-Letoni 2-0 sukses kualifikues

Ne ndeshjen e dyte ne kuader te eliminatoreve te Kampionatit Boteror per femra skuadra perfaqesusese e Shqiperise ka arritur te fitoje me rezultatin e paster 2-0. Te dy golat jane shenuar ne pjesen e pare dhe mbajne si autore Memedov ne minuten e 17 dhe Veliaj ne minuten e 41.

Ne pjesen e dyte megjithese ka pasur shume raste per shenim skuadra kuqezi e drejtuar nga trajneri Altin Rraklli nuk ka mundur te shenoje gol tjeter. Gjithsesi fitorja 2-0, tre piket e marra perballe Letonise e mbajne Shqiperine ne pragun e kualifikimit per ne turin tjeter eliminator.

Kjo sepse vajzat kuqezi kane barazuar ne ndeshjen e pare 1-1 me Malten vendase dhe pas 4 pikesh dhe golevarazhin pozitiv 3-1 presin takimin e fundit me Luxenburgun me date 09 prill 2013. Ne perballjen e fundit mjafton nje rezultat pozitiv dhe suksesi historik eshte fare prane per futbollin shqiptar te femrave. Pjesmarrja e pare ne nje evenimet zyrtar dhe kualifikim i menjehershem per ne turin tjeter.