Shpresat, vjen fitorja e pare ne Hungari - FSHF

Shpresat, vjen fitorja e pare ne Hungari

Ekipi kombetar shpresa, ka shperthyer ne Budapest duke regjistruar fitoren e pare, ne kete edicion eliminator te Kampionatit Europian. Djemte e drejtuar nga trajneri Skender Gega, kane zhvilluar nje ndeshje mjaft te mire, ndaj nje kundershtari te forte, qe na kishte mundur ne Durres me rezultatin 2-1. Skuadra shqiptare luajti mjaft e mobilizuar, duke kontrolluar ndeshjen ne meyre qe te mos vinte ne rrezik porten e Teqes. Te udhehequr nga Kace (i cili eshte thirrur nga skuadra kombetare e te rriturve per te ndihmuar kuqezinjte 21 –vjecare), lojtaret tane kane zhvilluar nje ndeshje mjaft te mire duke arritur qe ne pjesen e dyte ta vene ne veshtiresi kundershtarin, majde ta mposhtin dy here ate. Ka qene Shkurtaj, ai qe ne minute e 75 ka zhbllokuar rezultatin, duke e bere skuadren me krahe. Trajneri Gega nderhyn nga pankina duke bere nderrime qe rezultuan efikase. Tete minuta pas golit te pare, Shqiperia U-21 godet perseri. Autor i golit te dyte eshte Shala. Me pas nuk ka me histori, megjithe perpjekjet e deshperuara te vendasve. Ndeshja mbyllet me rezultatin 0-2 dhe shpresa regjistron fitoren e pare. Nje fitore e rendesishme, per skuadren dhe trajnerin Skender Gega, i cili pikerisht sot ne diten e ditelindjes se tij, mori nje “dhurate” te paharruar nga djemte e tij. Per faqen zyrtare te FSHF ai u shpreh: “ Sot vertete skuadra ka treguar vlerat dhe potencialet e saj. Jo thjesht se arritem te fitojme por se luajtem mire dhe lojtaret interpretuan detyrat e dhena. Kishte perqendrim dhe kompaktesi, gje qe na ka munguar ne ndeshjet e shkuara”, -perfundoi trajneri Gega.

Te henen skuadra 21 vjecare do te luaje ne stadiumin “Ruzhdi Bizhuta” te Elbasanit ne oren 14.00 kunder Spanjes.

 

Skeda e ndeshjes:

Hungari-Shqiperi              0-2

Stadiumi “Jozef Bozsik” Budapest

Hungaria: Jova, Lang, Kelemen, Szolnoki, Poor, Windecker, Rado, Szakaly, Adorjan (‘63 Kleinheister), Kovacs (’84 Vernes), Ugrai (Bese ’63)

Shqiperia: Teqja, Fejzullahu, Prenci, Gjokaj, Kotobelli, Bunjaku (61’ Muriqi), Shala, Kace, Gino (‘ 76 Batha), Kruja (’81 Bardulla), Shkurtaj.

Trajner: Skender Gega

Shenues: ‘75 Shkurtaj, Shala ‘83

Kartona te verdhe: Bunjaku, Shala