Shpallje publike për shfaqjen e interesit për “Shitje e hapësirës publicitare për baner statik në kompleksin Shtëpia e Futbollit” - FSHF

Shpallje publike për shfaqjen e interesit për “Shitje e hapësirës publicitare për baner statik në kompleksin Shtëpia e Futbollit”

Federata Shqiptare e Futbollit fton të gjithë bizneset dhe kompanitë shqiptare të shprehin interesin e tyre për të blerë hapësirat përkatëse të reklamimit në perimetrin e fushave sportive me anë të banerit statik në fushat e “Shtëpisë së Futbollit”.

Shtëpia e Futbollit do të jetë shtëpia e ekipit tonë kombëtar A dhe e gjithë ekipeve kombëtare të moshave për vitet në vijim, ku do të zhvillohen seancat stërvitore të ekipit kombëtar, grumbullimet, ndeshjet përgatitore, përgatitja fizike e atletike, fizioterapia dhe gjithë elementet e tjera të punës së Ekipit tonë Kombëtar.

Gjithashtu, Shtëpia e Futbollit do të jetë vendndodhja e zhvillimit të ndeshjeve dhe turneve ndërkombëtare të ekipeve kombëtare të moshave.

Subjektet e interesuara mund të dërgojnë kërkesat dhe ofertat e tyre pranë selisë së FSHF ose në adresën zyrtare të e-mail: [email protected] dhe/ose [email protected] brenda datës 24 shkurt 2023. Vlerat më të larta të ofruara do të mund të përfitojnë të drejtën për reklamim.

Vendndodhja strategjike në qendër të Tiranës dhe ekspozimi i lartë mediatik është garanci për rritjen e qëndrueshme të markave tregtare që do të asociohen me ekipin kombëtar.

 

KRITERET KUALIFIKATIVE TË PRANIMIT

Ofertuesi duhet të deklarojë se:

  1. Është ligjërisht i regjistruar dhe me aktivitet tregtar të pakufizuar ose të pezulluar dhe duhet të provoje këtë me të dhënat historike dhe detajet e regjistrimit.
  2. Nuk është në rrezik falimentimi (te treguar nga pasqyrat financiare te dy viteve te fundit).
  3. Nuk është dënuar për asnjë akt kriminal të lidhur me aktivitetin tregtar dhe/ose profesional.
  4. Ka paguar të gjitha taksat dhe sigurimet shoqërore sipas legjislacionit të vendit në të cilin është regjistruar (treguar nga vërtetimet e këtyre pagesave).
  5. Ofertuesi duhet të angazhohet se do të respektojë ekskluzivitetin dhe të drejtat e mëparshme në sektorët e mëposhtëm, që janë të deklaruara si “palë të mbrojtura” për shkak të kontratave AFF me partnerët zyrtarë.

 

PALËT E MBROJTURA, SIPAS KONTRATAVE TË MËPARSHME ME FSHF

Kompani komunikimi (mobile) –  Vodafone

Veshje sportive dhe atletike – Macron

Kompani sigurimi – Sigal

Banke – Union Bank

Agjenci Turistike – Vas Tours

Kompani tregtimi uji dhe të tjera të lidhur me të – Uji Tepelena

 

 

TË DHËNAT TEKNIKE

Çdo baner duhet të jetë me përmasat 6×1 metër, dhe tё përmbaj logon dhe emërtesën, vetëm të 1 (një) kompanie dhe/ose produkti;

 

Numri minimal i banerave të ofertueshëm: 3 (tre);

 

Kohëzgjatja maksimale: 1 (një) vit, me mundësi rinovimi;

 

Oferta duhet të jetë e shoqëruar edhe me një përshkrim të markës së reklamuar.