Shpallen fitueset e grupeve në Kategorinë Superiore U-15

U zhvilluan sot ceremonitë e ndarjes së kupave për fituesit e grupeve A dhe B në kampionatin Kategoria Superiore U-15.
Në ceremoninë e zhvilluar në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare në Kamëz, ish-futbollisti i njohur i Tiranës, Alban Tafaj i dorëzoi kupën FC Internacional Tirana, që u shpall fituese e Grupit A.
Gjithashtu, po sot u zhvillua edhe ceremonia e dhënies së kupës për fituesen e Grupit B të Kategorisë Superiore U-15. Ishte sërish Alban Tafaj ai që i dorëzoi kupën Apolonisë, që e mbylli sezonin në krye të Grupit B.
Dy ceremonitë u zhvilluan në përfundim të katër ndeshjeve të vlefshme për fazën “play-off” të Kategorisë Superiore U-15, ku u përcaktuan edhe katër skuadrat gjysmëfinaliste. Në katërshe do të përballen çiftet FC Internacional Tirana – KF Tirana dhe FK Apolonia – KF Skënderbeu.
Më poshtë, rezultatet e ndeshjeve të sotme të luajtura për fazësn “play-off” dhe “play-out” në Kategorinë Superiore U-15.

Play-Off / Kategoria Superiore U-15


FC Internacional Tirana – Sh.F. Pepa 4-0
FK Apolonia – Akademia e Futbollit  3-0
KF Vllaznia – KF Skënderbeu 0-5
KF Teuta – KF Tirana 1-2

Play-Out / Kategoria Superiore U-15

Shënkolli – FK Tomori 3-0
KS Luftëtari – FK Kukësi 7-0