Seminari me delegatët e ndeshjeve, FSHF i njeh me risitë dhe kërkon angazhim maksimal - FSHF

Seminari me delegatët e ndeshjeve, FSHF i njeh me risitë dhe kërkon angazhim maksimal

Ditën e sotme, në ambjentet e “Air Albania Stadium”, sektori i Garave ka zhvilluar një seminar informues me delegatët e ndeshjeve të kampionatit shqiptar.

Te pranishëm në këtë mbledhje ishin Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku dhe shefi i Sektorit të Garave, Lysien Nurishmi. Z.Shulku analizoi punën e kryer përgjatë këtij edicioni dhe kërkoi vëmëndje maksimale për pjesën e mbetur të edicionin 2019/2020. Në një prononcim për FSHF TV, Nurishmi u shpreh:

“Sektori i Garave çdo fillim sezoni dhe në mes të edicionit, zhvillon seminarin me zyrtarët e ndeshjes, pra me delegatët. Ky seminar do ti shërbejë delegatëve sa i përket organizimit dhe përmirësimit të procesit të një ndeshjeje. Ku ne, do të diskutojmë problematikat gjatë ndeshjeve të 2 fazave të para, por gjithashtu edhe me risitë që sektori ynë do ti shpjegojë të gjithë delegatëve. Në mënyrë që ti implementojnë më pas në Kategorinë Superiore, Kategorinë e Parë, të Dytë etj. Duhet të kemi parasysh gjithmonë rregulloren për ti bërë ball problematikave që mund të shfaqen gjatë një takimi.”