Rekjavik, Kombetarja humbet perseri - FSHF

Rekjavik, Kombetarja humbet perseri

Shqiperia, ka humbur ne ndeshjen e saj te tete per eliminatoret e Kampionatit Boteror Brazil 2014 dhe ka zbritur ne vendin e parafundit ne grup. Kater dite pas humbjes se ngushte ne Lubjane, kuqezinjte e De Biazit, u perballen me Islanden ne fushen e kesaj te fundit. Ndeshja ishte deçizive per shpresat e te dyja skuadrave ne lufte per vendin e dyte ne grup.

Kombetarja arriti shpejt ne avantazh me ane te Valdet Rames, qe ne minuten e 9. Po goli mbeti i vetmi episod, i mire per shqiptaret. Pese minuta me pas eshte Bjarnson qe shenon dhe loja barazpeshohet. Me fillimin e pjeses se dyte ne minuten e 47 Sigtorson kalon Islanden ne avantazh 2-1.Kjo permbysje nuk ndryshon deri ne fund te ndeshjes dhe skuadra e Islandes arrin te fitoje nje tripesh mjaft te rendesishem qe e ngjit ate ne vendin e dyte ne grup.
Ne ndeshjen e ardheshme, Shqiperia do te prese ne Tirane kryesuesen e grupit Zvicren.