Promovohet futbolli feminor ne Durres - FSHF

Promovohet futbolli feminor ne Durres

Më datë 21 Maj 2013 u zhvillua një iniciativë “Kampionati Futbollistik I Durrësit të Ri”, ndërmjet 3 shkollave 9 –vjeçare: shkolla “Qemal Mici”, shkolla “14 Nëntori” dhe Shkolla e Re. Qëllimi I këtij aktiviteti është rritja e përfshirjes së të rinjve në aktivitete sportive, si dhe promovimi I futbollit, sidomos në zonat periferike të qytetit të Durrësit. Kjo iniciativë u ndërmor nga grupi rinor, Young Vision.

Iniciativës së ndërmarrë nga të rinjtë e Young Vision, iu bashkangjitën aktorë të ndryshëm si Federata Shqiptare e Futbollit Zyra Rajonale Durrës, World Vision, DAR, shkollat 9- vjeçare dhe Qendra Shëndetësorë Nr.10. Secili nga këto aktorë dha kontributin e tij, në përmbushje të objektivave kryesorë të aktivitetit.

Për herë të parë kjo iniciativë filloi dhe u administrua nga vetë të rinjtë, që vijnë kryesisht nga kjo zonë dhe u mbështet logjistikisht dhe me ekspertizë profesionale nga aktorë të ndryshëm. Aktiviteti u zhvillua në ambjentet sportive të shkollës së Re, në zonën e ish Kënetës.

Postera me thënie sensibiluese të dizenjuara nga të rinjtë u vendosën në këto ambjente sportive. Ndeshjet u ndoqën nga një numër I madh nxënësish nga shkollat.

Nga ora 10.00 – 13.30 u zhvilluan ndeshjet ndërmjet 6 ekipeve nga shkollat “Qemal Mici”, “14 Nëntori” dhe shkolla e Re. Secila shkollë përfaqësohej nga 2 ekipe të grupmoshës klasa 6-7, dhe klasa 8-9. Ndeshjet u zhvilluan sipas rregullores së veprimtarisë futbollistike, të miratuar FSHF.