Prokuroria Shqiptare dhe UEFA, bashkepunojne - FSHF

Prokuroria Shqiptare dhe UEFA, bashkepunojne

UEFA, ka vendosur bashkepunim institucional me prokurorine Shqiptare, ne lidhje me fenomenin e trukimit te ndeshjeve. Me ndermjetesimin e Federates Shqiptare te Futbollit, dje eshte organizuar nje takim ne prokurorine e pergjithshme, mes perfaqesuesve te UEFA-s, Federates Shqiptare te Futbollit dhe organit shqiptar te akuzes. Ne thelb te takimit ka qene diskutimi ne lidhje me trukimin e ndeshjeve dhe informacionin qe UEFA grumbullon. Ky informacion, si nje praktike e aplikuar edhe ne shume vende te tjera, nuk do ti kaloje me FSHF-se por drejtperdrejt prokurorise Shqiptare per thellim te hetimit. Palet kane diskutuar ne lidhje me procedurat e tjera, te ketij bashkepunimi.