Projekti “GRASSROOTS” zbret në Durrës - FSHF

Projekti “GRASSROOTS” zbret në Durrës

Pas Korçës e Elbasanit, projekti “Grassroots” me futbollin e fëmijëve, ka vijuar me qytetin e Durrësit. Këtë radhë ishte zyra rajonale e  FSHF-së në Durres, ajo e cila organizoi në kuadër të eventit përkatës tre ndeshje futbolli me fëmijë të moshës 10-12 vjeç, djem dhe vajza. Këto ndeshje u zhvilluan në shëtitoren “Vollga” të qytetit, dhe ku u ndoqën nga jo pak prindër dhe qytetarë të Durrësit. Pjesëmarrës në këto tre ndeshje ishin 20 vajza dhe 15 djem të moshës përkatëse 10-12 vjeç, të cilët kaluan një kohë shumë zbavitëse dhe argëtuese duke luajtur në fushat e improvizuara në shëtitoren e Durrësit. Ambjenti i krijuar ishte festiv dhe tërhoqi vëmendjen e kalimtarëve të rastit. Projekti “Grassroots” do të marrë një shtrirje të plotë në të gjithë vendin, dhe jo vetëm me aktivitete në kuadër të kësaj jave. Nën drejtimin e shefit të zyrës përkatëse në FSHF, Besnik Çela, zyrat përkatëse rajonale kanë nisur organizimin e plotë të ndeshjeve të tilla për këto mosha. Ditën e sotme (e enjte), ndeshjet do të spostohen në kryeqytet, pikërisht te korpusi universitar në sheshin “Nënë Tereza”. Projekti “Grassroots” do të marrë një shtrirje të gjërë të zbatimit të tij në Shqipëri me të gjithë fëmijët duke afruar sa më shumë këto mosha me futbollin.

grassroots durres