Prishtina fiton trofeun "Pavaresia" nr 5 - FSHF

Prishtina fiton trofeun “Pavaresia” nr 5

Prishtina eshte fituesja e edicionit te peste te trofeut “Pavaresia”. Ekipi i kryeqytetit te Kosoves ka arritur te mposhte me penallti (8-7) Flamurtarin e Vlores, ne ndeshjen finale, pas perfundimit 0-0 te kohes se rregullt.
Turneu ka nisur ne oren 12:00 me takimin Otrant-Flamurtari. Vlonjatet aktivizonin shume lojtare te rinje ne formacionin e tyre dhe megjithate arriten te fitojne me rezultatin 2-0. Ne takimin tjeter midis Prishtines dhe Shkendise se Tetoves u shenua nje barazim 2-2, me penallti Prishtina arriti ne finale duke fituar 4-2.
Ne perfundim te takimit u dorezuan disa trofe. Trofeu i skuadres Fair Play u fitua nga ekipi Otrant i Malit te Zi. Lojtari me i mire u shpall Liridon Latifi i Prishtines. Kupa e aktivitetit dhe medaljet per fituesin dhe vendin e dyte u dorezuan nga presidenti i shoqates se gjyqtareve te Shqiperise Tahir Kastrati dhe zevendespresidenti i Federates se Futbollit te Kosoves Agim Ademi.