Presidenti i FSHF-së, Armand Duka rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s! - FSHF

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s!

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka është zgjedhur për herë të dytë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Kongresin e 47-të të UEFA-s që u zhvillua këtë të mërkurë në Lisbonë, Portugali. 

Kreu i futbollit shqiptar kandidonte për këtë pozicion mes 11 kandidatëve për 7 vende në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s. Presidenti Duka u rendit në vendin e parë në bazë të votave, si më i votuari, duke u zgjedhur me 45 vota në total nga 55 të tilla dhe duke marrë kështu për herë të dytë besimin e delegatëve të shumë federatave të mëdha europiane. Mandati i anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s është 4-vjeçar. 

Ky është pa dyshim një sukses i madh jo vetëm për futbollin shqiptar, por për të gjithë Shqipërinë. Për herë të dytë, futbolli shqiptar do të përfaqësohet nga Presidenti Armand Duka në qeverinë e futbollit europian. 

Kandidatët – Numri i votave

Armand Duka (Shqipëri) 45

Jesper Møller Christensen (Danimarkë) 42

Petr Fousek (Republika Ҫeke) 40

Levan Kobiashvili (Gjeorgji) 40

Luis Rubiales (Spanjë) 40

Philippe Diallo (Francë) 37

Andrii Pavelko (Ukrainë) 31

——————–

Hugo Quaderer (Lihtenshtenj) 25

Bjorn Vassallo (Maltë) 25

Lise Klaveness (Norvegji) 18

Rod Petrie (Skoci) 15