Presidenti Duka inaguron impiantin e Fierit - FSHF

Presidenti Duka inaguron impiantin e Fierit

Stadiumi i Fierit ka marre pamjen e nje impianti modern futbolli. Tribunat e reja te pajisura me sedilje sipas standarteve, jane shoqeruar edhe me impiantin e ndricimit, qe ben te mundur zhvillimin e ndeshjeve ne cdo ore te dites. Ka qene vete Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit Armand Duka, ai qe ka marre pjese ne ceremonine e perurimit ne stadiumin “Loni Papuciu” te qytetit te Fierit. I shoqeruar nga Kryetari i Bashkise Baftjar Zeqo dhe deputeti Koco Kokedhima, ai ka zbuluar edhe memorialin qe lidhet me kete investim dhe ka prere shiritin e inagurimit. “Eshte kenaqesi qe te shohesh nje investim kaq te madh ne qytetin tuaj. Shpresoj qe ai tashme te shoqerohet edhe me rezultate teknike qe do ta ngjisin skuadren tuaj edhe me lart”-deklaroi Presidenti i FSHF, qe shoqerohej nga Zv Presidenti Lutfi Nuri dhe Sekretari i Pergjithshem Ilir Shulku. Ne ceremoni pershendeti edhe presidenti Kokedhima.

Impianti i ndricimit dhe tribunat e reja, jane nje investim i FSHF, ne bashkepunim me Bashkine e qytetit te Fierit. Ato realisht e kane permiresuar ndjeshem paraqitjen e stadiumit “Loni Papuciu”, duke e shnderruar ate, ne nje impiant modern.