Prag Moldavia / Trajneri Reja dhe kapiteni Hysaj në konferencë për shtyp - FSHF

Prag Moldavia / Trajneri Reja dhe kapiteni Hysaj në konferencë për shtyp

Trajneri kombëtares shqiptare, Edoardo Reja, dhe kapiteni Elseid Hysaj, kanë dalë ditën e sotme në konferencën zyrtare për shtyp përpara ndeshjes me Moldavinë, që do të zhvillohet nesër në orën 20:45 në Elbasan Arena.

Trajneri Reja përpara mediave theksoi se për ndeshjen e nesërme do të ketë disa ndryshime në formacion: “Mbrojtja mund të jetë me 3 ose 4. Në mesfushë do të ketë ndryshime dhe në sulm padyshim, pasi ka lodhje. Në fillim duhet të flas me lojtarët dhe pastaj do shihni formacionin. Kemi dhe 24 orë ende për të parë dhe vendosur. I kemi të gjitha mundësitë për të bërë më mirë, por na duhen disa mesfushorë të mirë për të kaluar më përpara. Me Islandën pamë anën e djathtë që ishte shumë mirë, do të shohim dhe repartet e tjera ku çaluam. Duhet të gjejmë zgjidhje për të sulmuar, të çojmë më shumë topa në zonë. Na mungoi finalizimi, pasi kundërshtarët nuk arritën të bënin më shumë se sa një rast në portën tonë. Formacioni? Nuk kam vendosur ende. Kam Uzunin dhe Sadikun që janë gati. Mund të jenë 3-4 ndryshime dhe do të vlerësohen me tej. Mbrojtja ka bërë mirë, por mund të ketë ndryshim. Situata në grupin tonë? Nuk mund të flasë për Turqinë dhe Francën, und duhet të shoh shtëpinë time. Është diçka që nuk ndodh brenda ditës ose javës, ne duam mbështetje dhe nesër besoj se do ta kemi. Objektivi është që skuadra të përmirësoheshe vazhdimisht.Ndeshjet nuk ka përfunduar do të luftojmë deri në fund. Nuk do futemi për barazim, por për të fituar, ndonëse e rëndësishme është të dalim nga ndeshja me kokën lart. Nuk më pëlqen të futem me mentalitetin për barazim. Do të hyjmë për të fituar në fushë. Nëse e bëjmë këtë, aspekti moral do të jetë në nivel të jashtëzakonshëm. Fitoret janë të mira për të bërë të besosh të ecësh përpara”.

Kapiteni Hysaj kërkoi mbështetjen e tifozëve në këtë takim: “Tifozët janë shumë të rëndësishëm, sepse sa më shumë tifozë, aq më shumë zemër do kemi dhe të ecim përpara. Do na ndihmojnë të rritemi. Do e mendojmë me trajnerin dhe duhet të jemi shumë konkretë me realizimin e aksioneve. Duhet të nisim sa më shumë topa në zonë për sulmuesit tanë. Pozicioni në fushë? Është një rol i ri për mua, por unë jam profesionist dhe duhet ta bëj mirë. Në fakt nuk e prisja ta bëja aq mirë sa në Islandë dhe në aspektin personal ndeshja më shkoi mirë. Duhet të vazhdojmë të punojmë për rritjen e Kombëtares. Do ta fillojmë nga zero, për të bërë një grup, duhet të krijojmë identitet dhe të kemi kohën për më mire”.