Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur seleksionimet me futbollistët e rinj të grupmoshave U-11, U-12 dhe U-13. Seleksionimet që nisën këtë të hënë në Tiranë e Durrës me lojtarët e vitlindjes 2009, do të vijojnë përgjatë gjithë javës e deri më 30 nëntor në të gjithë Shqipërinë.
Futbollistët e këtyre grupmoshave do të vëzhgohen nga afër nga trajnerët e ekipeve kombëtare dhe do të kenë mundësi të tregojnë cilësitë e tyre përmes ndeshjeve testuese, me 2 pjesë, nga 20 minuta secila pjesë. Qëllimi i këtyre seleksionimeve është të evidentohen që në bazë talentet e rinj, të cilët janë edhe pjesë e kampionateve të organizuara nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Në seleksionimin e bërë sot në Tiranë ishin të pranishëm 122 futbollistë të vitlindjes 2009, ndërsa në Durrës u paraqitën 62 futbollistë të kësaj grumpmoshe, teksa janë monituruar nga afër nga të gjithë trajnerët e ekipeve kombëtare. Seleksionimet do të vijojnë sërish nesër në Tiranë e Durrës me lojtarët e vitlindjes 2010, si edhe të mërkurën me futbollistët e vitlindjes 2011.
Ndërkaq, të enjten dhe të premten trajnerët e ekipeve kombëtare do të vijojnë me seleksionimet me lojtarët e këtyre grupmoshave në Gjirokastër dhe Fier. Javën e ardhshme, të hënën, të martën e të mërkurën, seleksionimet do të vijojnë edhe në Shkodër, Lezhë, Korçë e Elbasan.
Kalendari i seleksionimeve të lojtarëve të vitlindjeve 2009, 2010, 2011 për ditët në vijim:
- Data 22 Nëntor ora 09:00 Tiranë (Dt.2010),Kompleksi Sportiv ‘Kamëz’
- Ervin Bulku, Agron Kërçova, Ilias Haxhiraj, Armando Cungu
- Data 22 Nëntor ora 09:00 Durrës (Dt.2010),Stadiumi ‘Niko Dovana’
- Sulejman Mema, Armand Damo, Ardi Behari, Alban Bushi
- Data 23 Nëntor ora 09:00 Tiranë (Dt.2011),Kompleksi Sportiv ‘Kamëz’
- Ervin Bulku, Agron Kërcova, Ilias Haxhiraj, Armando Cungu
- Data 23 Nëntor ora 09:00 Durrës (Dt.2011), Aneksi i Stadiumit ‘Niko Dovana’
- Sulejman Mema, Armand Damo, Ardi Behari, Alban Bushi
- Data 24 Nëntor ora 10:00 Gjirokastër (dt.2009-2010-2011),Fusha e vjetër
- Sulejman Mema, Ardi Behari, Alban Bushi, Ilias Haxhiraj
- Data 24 Nëntor ora 10:00 Fier (dt.2009), Kompleksi ‘Apolonia’
- Ervin Bulku, Agron Kërçova, Armand Damo, Armando Cungu
- Data 25 Nëntor ora 10:00 Fier (dt.2010-2011),Kompleksi ‘Apolonia’
- Sulejman Mema, Armand Damo, Ardi Behari, Alban Bushi, Ervin Bulku, Agron Kërçova, Ilias Haxhiraj, Armando Cungu
- Data 28 Nëntor ora 09:00 ne Lezhë (dt.2009-2010-2011)
- Armand Cungu, Ardi Behari, Alban Bushi, Ilias Haxhiraj
- Data 28 Nëntor ora 09:00 Shkodër (dt.2009), Fusha “Reshit Rusi”
- Sulejman Mema, Armand Damo, Agron Kërçova
- Data 29 Nëntor ora 09:00 Shkodër (dt.2010),Fusha “Reshit Rusi”
- Sulejman Mema, Armand Cungu, Alban Bushi, Armand Damo
- Data 29 Nëntor ora 10:00 Korçë (dt.2009-2010-2011),Kompleksi Sportiv “Skënderbeu”
- Ilias Haxhiraj, Ardi Behari, Agron Kërçova
- Data 30 Nëntor ora 09:00 Shkoder (dt.2011),Fusha “Reshit Rusi”
- Sulejman Mema, Ervin Bulku, Armand Damo, Armando Cungu
- Data 30 Nëntor ora 09:00 Elbasan (dt.2009-2010-2011),Fusha e vjetër.
- Ardi Behari, Alban Bushi, Argron Kërçova, Ilias Haxhiraj