Njoftim / Vendtakimi i ri i tifozëve shqiptarë në Dortmund për ndeshjen Itali - Shqipëri do të jetë “Kampstraße/Reinoldikirche” - FSHF

Njoftim / Vendtakimi i ri i tifozëve shqiptarë në Dortmund për ndeshjen Itali – Shqipëri do të jetë “Kampstraße/Reinoldikirche”

Për shkak të kushteve jo të mira të motit dhe paralajmërimit për stuhi, vendtakimi i tifozëve shqiptarë për ndeshjen Itali – Shqipëri në Westpark është anulluar.

Pika e re e takimit për të gjithë tifozët do të jetë “Kampstraße/Reinoldikirche” dhe marshimi drejt stadiumit të Dortmundit do të nisë në ora 16:45 me këtë intinerar:

Kampstraße – Rheinische Straße – Möllerstraße/Lindemannstraße – Hyrja D.

Fan Zone Fiedensplatz dhe Public Viewing Westfalenpark do të hapen për tifozët në ora 17:00.

Takimi Itali – Shqipëri do të luhet sot në mbrëmje në ora 21:00, në stadiumin e Dortmundit.