Një delegacion i FSHF, në ndeshjen e parë të Kosovës - FSHF

Një delegacion i FSHF, në ndeshjen e parë të Kosovës

Shqipëria e futbollit do të jetë zyrtarisht pjesëmarrëse, nëpërmjet një delegacioni të nivelit të lartë, në miqësoren 5 marsit mes Kosovës dhe Haitit. Me ftesë të Federatës së Kosovës, delegacioni shqiptar i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF Arben Dervishaj, do të jetë të mërkurën në Mitrovicë, ku do të zhvillohet edhe ndeshja e parë ndërkombëtare zyrtare e Kosovës.

 

Vendimi që Kosova të luajë ndeshje ndërkombëtare miqësore, është marrë nga Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s përpara disa kohëve.