NIS SHITJA E BILETAVE PËR NDESHJEN MIQËSORE TË KOMBËTARES SHQIPËRI-JORDANI, JA KU MUND TI GJENI! - FSHF

NIS SHITJA E BILETAVE PËR NDESHJEN MIQËSORE TË KOMBËTARES SHQIPËRI-JORDANI, JA KU MUND TI GJENI!

Ka nisur shitja e biletave fizike për ndeshjen miqësore, SHQIPËRI-JORDANI , e cila do të luhet në datën 10 Tetor 2018 në orën 20:00, në stadiumin “Elbasan Arena”, në Elbasan. Federata Shqiptare e Futbollit ofron gjithashtu promocionin unik “Vishu Kuqezi”: Biletë + Bluzë “EURO 2016” duke filluar nga 3.800 lekë. Shitja e biletave do të jetë në disa pika në qytete të ndryshme të Shqipërisë në një kohë që, prej disa ditësh ka nisur edhe në faqen zyrtare të FSHF-së, në linkun përkatës bileta.fshf.org. Njihuni me pikat e shitjes dhe çmimet e biletave përkatëse.

Shitja e biletave do të bëhet në pikat e mëposhtë shënuara:
Tiranë- Dyqani FSHF, rruga e Elbasanit/ Nga e hëna në të dielë/ Ora 08:00-20:00.
Tiranë – Biletaria prane stadiumit Selman Stermasi/ Çdo jave nga e enjtja në të dielë/ Ora 12:00- 18:00.
Durrës- Biletaria prane stadiumit Niko Dovana/ hapur prej date 5- 10 Tetor/ Ora 09:00-13:00.
Korçë- kancelaria përballë Kinema Millenium/Nga e hëna në të dielë/ Ora: 09:00-21:00.